Ndërlidhjet

Komisioni i OKB-së kërkon qasje në Siri


Komisioni për të drejtat e njeriut i OKB-së i ka kërkuar Sirisë t’i lejojë hetimin e raporteve, që flasin për vrasje dhe torturim të protestuesve anti-qeveritarë.

Kreu i komisionit, Paulo Pinheiro, tha se ka marrë “raporte të frikshme për situatën e fëmijëve gjatë konfliktit”.

Në ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin ndaj ambasadorit të tyre në Siri.

Sekretarja amerikane e Shtetit ka thënë se incidenti është “pjesë e fushatës për frikësimin e diplomatëve”.

Ambasadori Robert Ford u sulmua me domate nga mbështetësit e presidentit Bashar al-Asad, derisa hynte në zyrën e një përfaqësuesi opozitar.
XS
SM
MD
LG