Ndërlidhjet

OKB diskuton në detaje kërkesën palestineze


Për herë të parë, Kombet e Bashkuara diskutuan në detaje kërkesën e palestinezëve për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Megjithatë, vetëm pak detaje u bënë të ditura për publikun pas takimit të komitetit për anëtarësim të Këshillit të Sigurimit.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit, ambasadori liban, Naval Salam, tha se kërkesa e palestinezëve do të vlerësohet gjatë javës së ardhshme nga ekspertët ligjorë.

Këta të fundit pritet të raportojnë për punën e tyre brenda dy javëve.
XS
SM
MD
LG