Ndërlidhjet

Shtypi kinez i drejton një kërkesë Evropës


Gazeta më e njohur kineze u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të veprojnë me vendosmëri në zgjidhjen e krizës së borxheve në euro-zonë. Përndryshe, sipas gazetës, ekziston rreziku i dëbimit të disa shteteve anëtare të kësaj zonë.

Thirrja u publikua në edicionin për tregun ndërkombëtar të gazetës zyrtare të Partisë Komuniste-“The People’s Daily”.

Kina mbetet e përkushtuar të investojë në Evropë, por dëshiron që ekonomitë e caktuara të dëshmojnë seriozitet në pagesën e borxheve, tha në muajin e kaluar kryesministri Ven Xhiabao.
XS
SM
MD
LG