Ndërlidhjet

Egjiptianët “ripërtërijnë ditën e revolucionit”


Mijëra aktivistë në Egjipt mbushën qendrën e Kairos të premtën duke u kërkuar liderëve ushtarakë që të përshpejtojnë transferimin e fuqisë tek civilët dhe që të heqin ligjet që dikur përdorte Hosni Mubarak ndaj kundërshtarëve të tij.

Egjiptianët demonstruan në sheshin Tahrir për, siç thuhej, “ripërtërirjen e ditës së revolucionit”.

Në ndërkohë, është në rritje pakënaqësia për mënyrën me të cilën liderët ushtarakë kanë menaxhuar periudhën tranzitore.

Mediat lokale bënë të ditur se protestave të së premtës t’u jetë bashkangjitur edhe aktori amerikan, Shon Pen.
XS
SM
MD
LG