Ndërlidhjet

logo-print

Grosmen viziton Azinë, Afganistanin e Pakistanin


Emisari special i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin u nis për një udhëtim dyjavor në Azi dhe në rajonin e Gjirit.

Departamenti amerikan i shtetit bëri të ditur që Mark Grosmen do të vizitojë shtetet e Azisë Qendrore (Taxhikistanin, Kirgistanin, Kazakistanin, Turkeminstanin dhe Uzbekistanin) sikurse edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

Sipas departamentit, Grosmen do të përqëndrohet në të ardhmën e Afganistanit gjatë dy konferencave të paralajmëruara ndërkombëtare.

Mësohet se në Doha, emisari Grosmen do t’u drejtohet ambasadorëve amerikanë.
XS
SM
MD
LG