Ndërlidhjet

Civilët ikin nga Sirte


Raportet e mediave njoftojnë se civilët kanë ikur nga qyteti Sirte në Libi kur forcat e përkohshme shtuan intensitetin e sulmeve mbi luftëtarët besnik ndaj presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Gjatë ditës së premtë, shumë vetura largoheshin nga qyteti diku 100 mijë banorësh.

Granatimet dhe sulmet me tanke vazhduan nga të dyja palët në frontin lindor dhe perëndimor, ndërsa aeroplanët e NATO-s qarkullonin mbi ajër.

Luftimet më të ashpra thuhet të jenë zhvilluar në pjesën lindore të qytetit, ku forcat e Këshillit Kombëtar Tranzicional janë përqëndruar përgjatë pesë ditëve të fundit.
XS
SM
MD
LG