Ndërlidhjet

Profesionistët ndërkombëtarë shëndetësorë, sistemin shëndetësor në Kosovë e shohin me shume sfida, dhe pa rrugëdalje, nëse, siç thonë, ata nuk ka rritje të buxhetit për shëndetësi.

Ramin Pazapazi, mjek nga Gjermania, njëherazi njëri nga udhëheqësit e Odës së Mjekëve të Gjermanisë, vlerëson se në kushtet që mjekët kosovarë punojnë, shërbimet që ofrohen për pacientët nuk do të mund të jenë më të mira.
Shëndetësia kosovare është në nivel shumë të ulët, andaj karshi kushteve, mjekët janë të përkushtuar mirë.

Shëndetësia kosovare është në nivel shumë të ulët, andaj karshi kushteve, mjekët janë të përkushtuar mirë”, shprehet Pazapazi.

Andaj, sipas doktor Pazapazit, e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është financimi nga ana e Qeverisë së Kosovës, në sistemin shëndetësor. Por ai përmend edhe disa faktorë të tjerë.

Për të dalë nga situata aktuale janë shumë faktorë, por mendoj që buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është shumë i vogël, dhe mendoj se mungon bashkëpunimi i mjekëve, gjë që është një mangësi që duhet përmirësuar”, thotë ai.

Ndërkaq, ministri i shëndetësisë Ferid Agani, pohon se prej kur udhëheqë këtë dikaster, nga mjekët ndërkombëtarë gjithmonë kanë pasur mbështetje, dhe rekomandime nga më të ndryshmet për ta ndihmuar reformimin e sistemit shëndetësor.

Por buxheti aktual që Ministria e Shëndetësisë e ka, është shumë e vogël për të pasur sistem më të mirë shëndetësor.

Natyrisht se profesionistët shëndetësorë të huaj i kanë idetë e tyre, por gjithmonë janë distancuar për shkak se nuk e jetojnë këtë realitet të Kosovës. Të gjindet zgjidhje për shëndetësinë kosovare, e cila financohet me 117 milionë euro, për 2 milionë banorë, në kohën kur për shembull Sllovenia i ka 3 miliardë e 200 milionë në vit për këtë qëllim, është shumë vështirë, dhe ata e dinë këtë”, shprehet Agani.

E drejtori i sapo emëruar i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Njazi Gashi, premton se me përpilimin e buxhetit të ri në vitin 2012, do të ketë përmirësim në shumë sfera në sistemin shëndetësor.

Sipas zotit Gashi, këtë vit ai do të merret me zgjidhjen e problemeve të grumbulluara vite me radhë.

Unë trashëgoj probleme nga e kaluara dhe duhet të merrem me sanimin e asaj gjendjeje, por me fillim të vitit të ardhshëm do të kem lehtësime, kur unë do të bëj një përpilim të buxhetit për vitin e ardhshëm”, thekson Gashi.

Zoti Gashi zotohet se gjithashtu do të bëjë emërimin e drejtorëve të të gjitha klinikave, brenda Qendrës Klinike Universitare, të cilët jashtëligjshëm ushtrojnë detyrat e tyre.

Ai mendon se edhe kjo përbën njërën nga reformat në shëndetësinë kosovare.

Duhet të merrem me drejtorët e klinikave që janë të gjithë ushtrues detyre dhe të bëhet zgjedhja e drejtorëve të rinj, që duhet bëhet me procedura komform ligjit dhe statutit që ekziston në QKUK”, bën të ditur ai.

Sidoqoftë Pazapazi, mjeku nga shteti gjerman, thotë se do ta ndihmojë ministrin e Shëndetësisë për formimin e Odës së Mjekëve, e që sipas tij, është shumë e nevojshme për një reformë në sistemin shëndetësor kosovar.

Kam ardhur në Kosovë për t’i mbështetur kolegët e Ministrisë së Shëndetësisë, që ta formojnë një Odë të Mjekëve.
Kam ardhur në Kosovë për t’i mbështetur kolegët e Ministrisë së Shëndetësisë, që ta formojnë një Odë të Mjekëve. Do të mundohemi ta japim shembullin e shtetit tonë, dhe të formojmë edhe në Kosovë një sistem të tillë shumë të mirëfilltë dhe funksional, Odën e Mjekëve”, thotë ai.

E ministri Agani, është i inkurajuar me ndihmën e profesionistëve ndërkombëtar, për reformën e sistemit shëndetësor kosovar.

Në përgjithësi unë jam shumë i inkurajuar me mbështetjen që ata i kanë dhënë procesit të reformës, me mbështetjes që ata i kanë dhënë shtyllës së tretë të procesit të reformës, e ajo është formimi i Odës së Mjekëve të Kosovës, profesionistëve shëndetësorë në Kosovës”, shprehet Agani.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG