Ndërlidhjet

Forcat ndërkombëtare zënë një komandat të Hakanit


Forcat e udhëhequra nga NATO-ja thanë se kanë zënë njërin nga komandatët e lartë të rrjetit Hakani në Afganistan, Haxhi Mali Kanin, gjatë një operacioni në pjesën lindore të krahinës Paktika.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë bëri të ditur që Kan, së bashku me zëvendësin dhe truprojën e tij, të jetë zënë në qarkun Xhani Kel.

FNNS-ja tha se ai ishte i armatosur rëndë, por se megjithatë, nuk ka treguar rezistencë gjatë kapjes.

Përmes një deklarate, kjo forcë njoftoi se Kan ishte përgjegjës për menaxhimin e bazave dhe operacioneve në Afganistan e Pakistan.
XS
SM
MD
LG