Ndërlidhjet

logo-print

Sportisti serb dëbohet përjetësisht


Sportisti serb, David Saviq, sot u bë lojëtari i dytë të cilit ndonjëherë i është ndaluar përjetësisht të garojë në tenis për shkak të tentimit për të kurdisur lojën.

Njësiti për Integritet i Tenisit njoftoi, përmes një deklarate për shtyp, që 26 vjeçari Saviq të jetë dënuar gjithashtu me 100 mijë dollarë për shkeljen e rregullave anti-korrupsion të sportit ndërkombëtar.

Në maj, austriaku Daniel Këlerer, ishte i pari i cili u dëbua përjetësisht nga tenisi për shkak të kurdisjes së lojës.
XS
SM
MD
LG