Ndërlidhjet

Karzai: Përpjekjet për paqe me talebanët-të kota


Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se tentimet për të negociuar me talebanët janë të kota dhe se, në vend të kësaj, përpjekjet për dialog do të duhej të përqëndroheshin në Pakistan.

Karzai, i cili për vite me radhë ka kërkuar pajtimin me talebanët, i bëri këto komente në një video-fjalim të cilin e publikoi zyra e tij gjatë ditës.

Në këtë fjalim, Karzai tha se ka ndryshuar qasjen ndaj talebanëve pas vrasjes së ish-presidentit, Burhanudin Rabani.

Rabani po udhëhiqte përpjekjet për arritjen e paqes me talebanët.

Vrasësi i tij pat pretenduar të jetë një i dërguar i talebanëve.
XS
SM
MD
LG