Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania fshehu akuzat kundër djalit të Gadafit


Zyrtarët gjermanë kanë fshehur një varg akuzash kriminale kundër Seif al Arab- të birit të presidentit të dëbuar të Libisë, Muamer Gadafi, për shkak të frikës se do të dëmtoheshin raportet bilaterale, raporton javorja gjermane Der Spiegel.

Ministria e jashtme gjermane pat informuar në pesë raste zyrtarët e drejtësisë në Mynhen se hetimet kundër Seif al Arab Gadafit, i cili ka studiuar atje, do të krijonin probleme diplomatike me Libinë.

Gjatë viteve 2006 dhe 2010, policia gjermane pat hapur 11 hetime kundër të birit të ish-presidentit, që flasin për trafikimin me armë, dhunë, vozitjen pa leje dhe fyrjen e policëve.

Mirëpo, të gjitha dëshmitë thuhet se ishin bllokuar. Policia gjermane, sipas Der Spiegel, dyshon në ndërhyrjen e shërbimit inteligjent në këtë çështje.

Anëtarët e ish-regjimit të Gadafit thanë se Seif al Arab dhe tre nga nipërit e tij janë vrarë më 30 prill gjatë sulmit të NATO-s mbi Tripolin, por presidenti italian, Silvio Berlluskoni, e ka mohuar këtë gjë.
XS
SM
MD
LG