Ndërlidhjet

Shqipëri: Filloi regjistrimi i popullsisë


Në Shqipëri sot ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe i banesave.

Raportohet se afro 12 mijë anketues të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do t’i vizitojnë familjet dhe do ta bëjnë regjistrimin.

Regjistrimi do të zgjasë deri më 21 tetor.

Ekspertët e Institutit të Statistikave kanë thënë se qëllim kryesor i regjistrimit është mbledhja e të dhënave për realitetin demografik, ekonomik dhe social të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG