Ndërlidhjet

Siri, forcat e sigurisë marrin qytetin e opozitës


Agjencitë shtetërore të lajmeve thonë se trupat siriane të sigurisë kanë marrë kontrollin e Rastanit – një bastion i veprimtarisë opozitare.

Qyteti kishte qenë nën kontrollin e ushtarakëve të dezertuar dhe të kryengritësve për disa javë.

Rastani po ashtu ishte skenë e protestave të mëdha, që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Bashar al-Asad nga pushteti.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për më shumë se 2,700 të vrarë që nga shpërthimi i trazirave në Siri, në muajin mars.
XS
SM
MD
LG