Ndërlidhjet

logo-print

Karzai ndërpren bisedimet me talibanët


Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka ndërprerë të gjitha bisedimet për paqe me talibanët. Ai po ashtu i ka bërë thirrje Pakistanit që të bëjë më shumë për t’i dhënë fund dhunës ekstremiste.

“Nëse Pakistani nuk ndihmon, Afganistani do t’iu kërkojë burimeve ndërkombëtare hetime ndërkombëtare”, ka thënë Karzai, për të shtuar se kjo është e drejtë e shtetit afgan.

Ky qëndrim më i ashpër i Karzait ndaj veprimtarisë talibane, vjen pas vrasjes së ish-presidentit afgan, Burhanudin Rabani, muajin e kaluar.

Rabani është vrarë nga një sulmues vetëvrasës, i cili besohet se ishte dërguar nga militantët talibanë.
XS
SM
MD
LG