Ndërlidhjet

Ivanoviq i kërkon Drevsit të pranojë bisedimet me serbët


Sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, i ka bërë thirrje komandantit të KFOR-it, Erhard Drevs, të pranojë bisedimet me përfaqësuesit serbë në lidhje me zgjidhjen e krizës në veri, duke thënë se "situata e tanishme është e paqëndrueshme".

Ivanoviq u ka thënë gazetarëve në Mitrovicë se serbët kërkojnë garanci se nuk do të përsëriten ngjarjet e 25 korrikut, kur "njësia speciale e Policisë së Kosovës u përpoq të marrë Bërnjakun dhe Jarinën".

Ivanoviq ka thënë se kjo është një "kërkesë modeste", porse pa realizimin e saj, serbët e veriut nuk do t'i heqin barrikadat.
XS
SM
MD
LG