Ndërlidhjet

logo-print

Dyzet të arrestuar në tubimin e homoseksualëve në Moskë


Dyzet njerëz janë arrestuar nga policia e kryeqytetit rus përgjatë një parade të homoseksualëve. Parada e së shtunes në Moskë ishte njëra nga ngjarjet e pakta për të drejtat e homoseksualëve e sanksionuar nga ana e autoriteteve.

Mbështetësit e homoseksualëve gjetën veten përballë protestuesve, disa prej të cilëve madje hodhën domate mbi ta. Një zyrtar i policisë tha se autoritetet janë ende duke bërë vlerësimin nëse të arrestuarit ishin pjesë e paradës, ose pjesë e atyre që u munduan ta ndalonin.

Viteve të fundit, disa përpjekje për të zhvilluar parada të tilla në Moskë dhe qytete tjera, janë ndaluar nga policia, aktivistë të Kishës Ortodokse Ruse dhe tifozë të futbollit.
XS
SM
MD
LG