Ndërlidhjet

logo-print

Pritje të larta për shpalljen e çmimeve të ardhshme Nobel


Ceremonitë e para të çmimeve Nobel pritet të fillojnë gjatë kësaj jave, me shpërblimet e para për psikologji dhe mjekësi, që do të shpallen të hënën. Ndërsa, çmimi Nobel për Paqe, i shumëpritur dhe që ka shkaktuar shumë debat, pritet të shpallet të premten.

Kristian Berg Harpviken nga Instituti për Paqe, mendon se fokusi këtë javë është në zgjedhjen e një kandidati meritor, që lidhet me Pranverën Arabe.

Ai, ndër kandidatët potencialë, përmendi emra si: aktivisti egjiptian Isra Abdel Fatah, bllogerja tuniziane Lina Ben Mheni, aktivisti afgan për të drejtat e njeriut Sima Samar dhe organizata ruse për të drejtat e njeriut Memorial.

Çmimi Nobel për Letërsi është po ashtu një nga çmimet e shumëpritura. Shkrimtarë si poeti sirian Adonis, kanadezja Margaret Atud, koreani Ko Un dhe autori amerikan Filip Roth, konsiderohen të jenë ndër kandidatët e mundshëm për këtë çmim.
XS
SM
MD
LG