Ndërlidhjet

Policia gjermane arreston katër persona të dyshuar për terrorizëm


Raportohet se katër të dyshuar ekstremistë islamikë janë arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se kanë planifikuar sulme terroriste.

Transmetuesi lokal i radios SWR raportoi sot, duke cituar një zëdhënës të policisë, se katër njerëz të lindur në Gjermani, tre nga ish-kryeqyteti Bon dhe një nga qyteti Ofenbah - afër Frankfurtit, janë arrestuar pasditen e së dieles.

Sipas këtij raporti, i dyshuari nga Ofenbahu është liruar në mungesë të dëshmive, derisa të tjerët mbeten në paraburgim duke pritur hetimet e mëtutjeshme.
XS
SM
MD
LG