Ndërlidhjet

Ban: Pranvera Arabe, luftë për demokarci


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se revolta në vendet arabe ka qenë luftë jo e dhunshme për demokraci dhe të drejta, ndërsa Këshilli i Sigurimit ka qenë i detyruar të sanksionojë përdorimin e dhunës në Libi, me qëllim mbrojtjen e civilëve.

Ai i ka bërë këto komente në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës.

“Këtë vit po shënojmë Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës në një botë, e cila ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, thuhet në mesazhin e zotit Ban, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të Kombeve të Bashkuara.

“Vala e fuqishme e ndryshimeve, që ka filluar në Tunizi dhe ka përfshirë veriun e Afrikës, Lindjen e Afërt dhe rajonet e tjera, ka qenë luftë jo e dhunshme për demokraci”, ka thënë Ban.
XS
SM
MD
LG