Ndërlidhjet

Kameron: Eurozona mund të dëmtojë ekonominë botërore


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se Eurozona duhet t'i zgjidhë problemet e saj ekonomike ose rrezikon të shembë ekonominë mbarëbotërore.

Duke folur para konferencës vjetore të Partisë Konservative në Mançester, Kameron tha se liderët e Eurozonës duhet “t'i përvjelin mëngët” pasi që kanë vetëm disa javë kohë t’i zgjidhin problemet.

Ai shtoi se tani nuk është koha për një referendum britanik rreth çështjes së qëndrimit apo të largimit nga Bashkimi Evropian - temë kjo e cila pritet të diskutohet në sesionin e radhës së parlamentit.

Mbajtja e referendumit rreth anëtarësisë në BE pritet të zhvillohet në një debat njëditor, pasi një peticion me këtë kërkesë në ueb-faqen e qeverisë ka arritur 100,000 nënshkrime.
XS
SM
MD
LG