Ndërlidhjet

Kabineti grek do të zvogëlojë numrin e shërbyesve civilë


Kabineti grek takohet sot për të finalizuar një plan të zvogëlimit të numrit të shërbyesve civilë deri në 30,000 deri në fund të vitit.

Një njoftim i qeverisë thotë se drafti final i buxhetit për vitin 2012 është gjithashtu në agjendë.

Takimi i kabinetit vjen pas 3 ditësh bisedime me kreditorët grekë - Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombtar- rreth propozimit të qeverisë, sipas të cilit, shkurtimet e shërbimit civil do të vijnë kryesisht nga vendosja e njerëzve afër pensionit në “rezervë” ose suspendimi i tyre me pagesë të reduktuar.
XS
SM
MD
LG