Ndërlidhjet

logo-print

Opozita siriane bashkohet


Disidentët sirianë, gjatë takimit të sotëm në Turqi, paraqitën një këshill në mbështetje të atyre që punojnë për të rrëzuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

Përfaqsuesi Burhan Galioun u tha reporterëve që këshilli “është një grup i pavarur, që personifikon sovranitetin e njerëzve sirianë në luftën e tyre për liri”.

“Këshilli refuzon çdo interferencë të jashtme që minon sovranitetin e popullit sirian”, ka thënë ai.

Lajmi vjen pasi agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë ka raportuar se trupat qeveritare e kanë rifituar kontrollin në qytetin kryengritës të Rastanit, pas pesë ditësh luftë.
XS
SM
MD
LG