Ndërlidhjet

logo-print

Liga Arabe ndihmon palestinezët


Kreu i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi, tha se vendet arabe do të ofrojnë ndihmë financiare për palestinezët.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar palestinezët se do t’ua ndalojnë ndihmën, për shkak të kërkesës së tyre për shtetësi në OKB.

“Arabët do ta ndihmojnë Autoritetin Palestinez. Kjo do të jetë përgjigjja më e fortë dhënë Shteteve të Bashkuara”, ka thënë al-Arabi pas takimit me negociatorin palestinez, Saeb Erekat.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, ka paraqitur kërkesën për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara më 23 shtator.

Uashingtoni ka paralajmëruar se do të përdorë veton për të bllokuar kërkesën në fjalë.
XS
SM
MD
LG