Ndërlidhjet

Serbia arreston gjashtë anti-homoseksualë të dyshuar


Policia e Serbisë njoftoi se ka burgosur disa njerëz që dyshohet se i takojnë një grupi ekstremist që proteston kundër homoseksualëve.

Policia speciale kundër trazirave u angazhua në Beograd të dielën me qëllim të parandalimit të çfarëdo mbledhjeje që pason ndalimin e paradës së homoseksualëve dhe protestat kundër tyre.

Zyrtari në ministrinë e brendshme, Srxhan Grekuloviq, tha se gjashtë ekstremistët e dyshuar të cilët janë burgosur ishin pajisur me maska të zeza dhe shkopinjë të bejsbollit.

Aktivistët për të drejtat e homoseksualëve në Serbi tërhoqën vërejtjen se ndalimi i mbajtjes së paradës ishte një cenim i rëndë i të drejtave të njeriut.

Në vend se të marshonin në qendër të Beogradit, ata organizuan një debat për të diskutuar gjendjen e të drejtave të njeriut në shtetin serb-përfshirë diskriminimin e qytetarëve homoseksualë.
XS
SM
MD
LG