Ndërlidhjet

logo-print

Paneta viziton Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, ka tërhequr vërejtjen se Izraeli po bëhet gjithnjë e më i izoluar në Lindjen e Mesme, ndërsa theksoi se përpjekjet e mekanizmave amerikanë të sigurisë do të duhej t’ia mundësonin këtij vendi që të marrë përsipër “rreziqet për paqe”.

Paneta, i cili do të arrijë gjatë ditës në Izrael, tha se do t’ia ritheksojë këtij vendi përkushtimin amerikan rreth përmirësimit dhe relaksimit të marrëdhënieve me Turqinë dhe Egjiptin.

Vizita e Panetas në Lindjen e Mesme përfshin edhe takimet me liderët palestinez dhe ata egjiptianë.
XS
SM
MD
LG