Ndërlidhjet

Hakani mohon vrasjen e Rabanit


Njëri nga liderët kryesorë të grupit militant, rrjetit Hakani, i tha BBC-së se nuk ka qenë përgjegjës për vrasjen e ish-presidentit afgan, Burhanudin Rabani.

Në një intervistë të publikuar sot, Siraj Hakani, mohoi gjithashtu që grupi, i cili akuzohet për një varg sulmesh në bazat e forcave perëndimore në Kabul, të ketë ndonjë lidhje me agjencinë pakistaneze të inteligjencës-ISI.

Rabani ishte vrarë më 20 shtator në shtëpinë e tij në Kabul nga një njeri që tha se ka ardhur për të përçuar një mesazh nga talebanët.

Zyrtarët afganë kanë shfaqur dyshimin se prapa vrasjes së ish-presidentit Rabani të ketë qendruar rrjeti Hakani.

Siraj Hakani është i biri i themeluesti të këtij rrjeti, Xhalaludin Hakani, ndërsa ka një rol të rëndësishëm në operacionet e grupit në fjalë.
XS
SM
MD
LG