Ndërlidhjet

Ikja nga Sirte


Libi...
Libi...
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq raporton për një krizë të përkeqësuar dhe të dëshpëruar në vendlindjen e presidentit të dëbuar të Libisë, Muamer Gadafi, në kohën kur mijëra banorë të këtij qyteti po e braktisin atë.

Mijëra njerëz janë duke ikur nga vendlindja e ish-presidentit të Libisë, Muamer Gadafi në kohën kur forcat e Këshillit Kombëtar Tranzicional po përgatisin një ofensivë të fuqishme ndaj qytetit të rrethuar 70 mijë banorësh.

Sirte është njëri nga bastionet e fundit të luftëtarëve besnikë të Gadafit, ndërsa tjetri është Bani Validi në juglindje të Tripolit. Sikurse Sirte ashtu dhe Bani Valid janë rrethuar nga forcat anti-Gadafi, ndërsa janë shkëputur tërësisht nga njëra-tjetra.

Forcat e qeverisë së përkohshme të Libisë - ato të Këshillit Kombëtar Tranzicional, thonë se janë duke planifikuar të sulmojnë pozicionet e luftëtarëve të mbetur të Gadafit në Sirte, të cilët kanë vendosur një rezistencë të ngurrtë për javë të tëra.

Mirëpo, një komandant i forcave anti-Gadafi për pjesën lindore të Sirtes tha se, për shkak të numrit ende të madh të banorëve që kanë mbetur në këtë qytet, është ende herët të zbatohet një sulm i plotë.

Në mëngjesin e sotëm, gazetarët njoftuan për varganët e qindra njerëzve që po braktisnin Sirten. Shumë nga ata thuhet se kishin vendosur gjërat e tyre mbi vetura.

Disa nga banorët që po e lëshonin qytetin u thanë gazetarëve se po e shfrytëzonin armëpushimin e shkurtër për të ikur nga qyteti, meqë po thellohet kriza humanitare në këtë vend. Shumë nga ata thanë se u takojnë mbështetësve të Gadafit dhe se nuk frikohen për ta shprehur këtë publikisht.

Këshilli Kombëtar Tranzicional kishte vendosur një armëpushim 48 orësh për t’u mundësuar civilëve që të ikin nga qyteti, por pauza e luftimeve u ndërpre të dielën.

Disa njerëz thanë se nuk ka pasur fare armëpushim dhe se kanë vazhduar luftimet edhe në ditët e kaluara.

Një korrespondent i AFP-së, i vendosur në bazën e Këshillit Kombëtar Tranzicional në perëndim të Sirtes konfirmoi që luftimet të kenë vazhduar edhe përgjatë fundjavës.

Në ndërkohë, kanë humbur jetën shumë njerëz në Sirte për shkak të mungesës së materialeve sanitare në spitalin e qytetit.

Zëdhënësi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Dibeh Fakr, e quajti të tmerrshme situatën në Sirte.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq menaxhoi të depërtojë në Sirte përmes Misuratas dhe vizitoi spitalin Ibn Sina për të vlerësuar gjendjen humanitare dhe vështirësitë në qytetin që është rrethuar për javë të tëra".

"Ekipi i Kryqit të Kuq kaloi shumë orë në Sirte dhe vlerësoi spitalin, i cili po funksionon nën kushte të vështira. Ka mungesë të mjekëve, instrumenteve mjekësore, cilindrave të oksigjenit dhe ka madje edhe mungesë të ujit. Spitali po i vuan këto mungesa - sikurse edhe mjekët
”, u shpreh ai.

Një zëdhënëse tjetër e Kryqit të Kuq, Soade Mesudi, i tha një korrespondenti të Reuters-it në Tripoli që diku 10 mijë njerëz ta kenë braktisur Sirten ditëve të fundit.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq kanë pasur mundësinë t’i dëgjojnë rrëfimet e stafit mjekësor, nevojën për oksigjen dhe mjete të tjera, ndërsa kanë arritur të takohen edhe me përfaqësues të shoqërisë civile në Sirte të cilët kanë theksuar nevojën për ushqim, ujë dhe mjete higjienike".

"Kjo është fatkeqësisht gjëja e vetme që kemi mundur të bëjmë meqë ekipi ynë po qëndronte në spital, pastaj spitali u zu nga të shtënat me armë zjarri dhe ne u deshëm t’i nxjerrim, sa më parë, jashtë punonjësit tanë”
, theksoi ajo.

Në ndërkohë, senatori amerikan, Xhon Mek Kejn i bëri të dielën thirrje Uashingtonit që të dërgojë ndihma mjekësore dhe të ndihmojë mijëra njerëzit e plagosur në Sirte të Libisë.(e.p.)


Banorët e Sirtes, duke u larguar nga qyteti...

XS
SM
MD
LG