Ndërlidhjet

Dënohet djegia e xhamisë në Izrael


Një xhami në një fshat arab në Izraelin verior,është djegur dhe dëmtuar gjatë natës, në një sulm që besohet të jetë kryer nga ekstemistët çifut.

Banorët e zemëruar të fshtatit u përpoqën ta bllokonin një rrugë të madhe sot duke djegur goma dhe duke hedhur gurë mbi policët, të cilët po përdornin gazin lotësjellës për ta shpërndarë turmën.

Kryeministri i Izraelit, Bengjamin Netanjahu, gjatë një deklarate e denoncoj incidentin “shokues” si diçka që “nuk i përket shtetit të Izraelit.”

Policia tha se fjalët hebreje “çmim” dhe “etiketë” ishin vënë nëpër mure- terme këto, që zakonisht lidhen me sulme hakmarrëse kundër rezistencës palestineze ndaj vendbanimeve izraelite ne Bregun Perëndimor.

Sulmi i së hënës, megjithatë, u zhvillua në fshatin veroir Bedouin, i cili ndodhet në regjionin e Izraelit.

Arabët përbëjnë rreth 20 përqind të popullsisë në Izrael.
XS
SM
MD
LG