Ndërlidhjet

logo-print

MASHT dënon vrasjen e Salihut


Ministria e arsimit, shkencës dhe teknologjisë shprehu “indinjatën e thellë për vrasjen e Remzi Salihut, drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim në Komunën e Prishtinës”.

Në një deklaratë për shtyp, ministria tha se vrasja e Salihut “ka tronditur tej mase opinionin e gjerë, e në veçanti Ministrinë e Arsimit dhe të gjithë punonjësit arsimorë të vendit”

“Vrasja e drejtorit të Arsimit të Prishtinës është sulm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. MASHT kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë, që të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe dorasi të marrë dënimin e merituar”, thuhet, ndër të tjera, në komunikatën e ministrisë.
XS
SM
MD
LG