Ndërlidhjet

Bahrejni dënon 20 njerëz me burg


Bahrejni dënoi mbi 20 njerëz të akuzuar në dy raste të ndara që ndërlidhen me protestat disamujore në mbretërinë e Gjirit.

Prokurori ushtarak, Jusuf Flejfel, citohet të ketë thënë se 14 njerëz janë burgosur përjetësisht pas vrasjes së një burri pakistanez gjatë përleshjeve në fjalë.

Ndërkohë, me akuzën për tentim-vrasje të personelit ushtarak u dënuan shtatë studentë universitarë-gjashtë prej të cilëve me 15 vite burg, ndërsa njëri me 18 vite.

Vendimi i së hënës pason dënimet e ashpra ndaj të personelit mjekësor-një vendim që pat shkaktuar reagimin e grupeve për të drejtat e njeriut.

Autoritetet kanë arrestuar qindra njerëz si përgjigjie ndaj protestave-kryesisht atyre të shiitëve, kundër mbretërisë së udhëhequr nga sunitët.

Mbi 30 njerëz janë vrarë gjatë protestave, të cilat nisën në muajin shkurt.

Shiitët përbëjnë diku 70 për qind të popullatës së Bahrejnit.
XS
SM
MD
LG