Ndërlidhjet

Budapesti kërcënon Beogradin


Budapesti kërcënoi se do të tërhiqet nga mbështetja ndaj Beogradit në kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian për shkak të një ligji që thuhet se diskriminon minoritetin hungarez në Serbi, bëri të ditur agjencia e lajmeve MTI.

“Jemi plotësisht të përkushtuar për anëtarësimin në BE të Serbisë, i cili në fakt nuk është realistik nëse marrim parasysh ligjet që përfshijnë shkeljen koletive të të drejtave të njeriut”, tha zëvendëskryeministri, Zolt Semjen të dielën në Suboticë.

Budapesti do të “detyrohet të rishqyrtojë mbështetjen për kandidimin për anëtarësim të Serbisë në BE” nëse parlamenti serb dështon të ndryshojë “pjesë të papranueshme të ligjit për dëmshpërblim në mënyrë që edhe bashkësisë hungareze t’i mundësohet kompensimi”, theksoi ai.

Parlamenti i Serbisë kishte miratuar, më 26 shtator, ligjin për kthimin e pasurisë së konfiskuar në regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore.

Ligji thuhet se përjashton diku 350 mijë hungarezët etnikë nga kompensimi duke urdhëruar që anëtarët e forcave okupuese ose trashëgimtarët e tyre nuk do të kenë të drejtën për kompensim.
XS
SM
MD
LG