Ndërlidhjet

logo-print

Urojnë fillimin e vitit të ri akademik


Autoritetet kosovare kanë uruar fillimin e vitit të ri akademik. Në një ceremoni solemne të mbajtur në Universitetin e Prishtinës ato u uruan studentëve dhe mësimdhënësve një vit të mbarë akademik, ndërsa theksuan përkushtimin për përmirësimin e sistemit arsimor.

“Angazhimi dhe përkushtimi i Ministrisë së arsimit mbetet rritja e e vazhdueshme e cilësisë në arsim, ashtu që çdo ditë e më shumë të përafrohemi, e të jemi të krahasueshëm më të tjerët në Evropë dhe gjetiu”, citohet të ketë thënë ministri i arsimit, Ramë Buja.

Mësohet se në cerenominë solemne ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova dhe disa përfaqësues të ambasadave ndërkombëtare në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG