Ndërlidhjet

Hamnei: Mos tregoni mëshirë ndaj mashtrimit financiar


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, u kërkoi autoriteteve iraniane që të “mos tegojnë mëshirë” për ata që janë të përfshirë në një rast mashtrimi financiar, i cili cilësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në historinë e vendit.

Në komentet që bëri në televizion, Hamnei u kërkoi gjithashtu politikanëve dhe mediave të përmbahen dhe të mos bëjnë trazira lidhur me mashtrimin prej 2.6 miliardë dollarësh.

Ai tha se “disa njerëz duan të përdorin këtë si mundësi për t’i goditur autoritetet”.

Në ndërkohë, raportet e mediave thonë se 11 ligjvënës i kanë shkruar një letër kryetarit të parlamentit, Ali Larijani me kërkesën për një hetim lidhur me “shkeljet e ligjit të bëra nga presidenti, shefi i stafit të tij, presidenti i Bankës Qendrore dhe ministri i ekonomisë”.

Lidhur me rastin, deri më tani, janë arrestuar 20 të dyshuar.
XS
SM
MD
LG