Ndërlidhjet

logo-print

Këtu jam vetëm disa javë, gjë që është shumë herët për të dhënë një deklaratë të thuktë për inskenimin e gjendjes reale në sistemin gjyqësor, por gjithsesi rëndësi të veçantë ka reformimi mbi parime të profesionalizimit të gjyqësorit”.

Shpresoj që në të ardhmen, në trajnimin për të qenë sa më efikas, në tërë sistemin gjyqësor, do të përfshihet edhe mbrojtja.
E di se ndryshimet nuk janë të lehta, aq më shumë nëse një formë e veprimit është praktikuar më shumë kohë, por ky seminar dhe të tjerët si ky do të jenë vendimtar në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Shpresoj që në të ardhmen, në trajnimin për të qenë sa më efikas, në tërë sistemin gjyqësor, do të përfshihet edhe mbrojtja. Me këtë rast edhe një herë theksoj se është me rëndësi të veçantë ndryshimi i proceseve gjyqësore nga ai inkuizitor në atë akuzatore si dhe çelësi për të përfituar besimin dhe respektin e qyqarëve është ë vendimtarja e paanshme për çdo rast, në veçanti për çdo gjyqtarë” ka deklaruar Ambasadori amerikan në Shkup, Poll Volers.

Nga ana tjetër kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, tha se reformimi i gjyqësorit paraqet një proces të vështirë, megjithatë ka ndikuar dukshëm në efikasitetin e procesimit të lëndëve.

Në masë të madhe sistemi gjyqësor në Maqedoni i plotëson standardet e vendeve të Bashkimit Evropian. Megjithatë gjykatësit duhet të trajnohen për të qanë të gatshëm që të gjitha proceset gjyqësore t`i procedojnë më me azhuritet, po sipas rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që investohet në modernizimin e administratës”, theksoi Vangellovski.

Ndryshe ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Blerim Bexheti, tha se pret konfirmim pozitiv nga Këshilli Evropian në Raportin e Progresit për punë dhe angazhimin e dikasterit që drejton ai në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga komuniteti ndërkombëtar.

Paralajmërimet janë se Raporti i Progresit në përgjithësi do të jetë pozitiv, në veçanti resorin që mbuloj, dikasterin e drejtësisë, pritet që të përmendet përparim i theksuar, veçanërisht një mori ligjesh të cilat janë në procedura të ndryshme qeveritare apo parlamentare gjatë kësaj periudhe, veçanërisht sa i përket harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me atë të BE-së. Këtu dhe bazojmë optimizmin tonë”, u shpreh Bexheti, duke theksuar se qeveria e vendit është e vendosur të punojë me ngulm në drejtim të kthimit të besimit në gjykata, me atë që qytetarët te gjykatësi të shohin mbrojtës të ligjeve të këtij shteti dhe mbrojtës të të drejtave të qytetarëve.

Ndërkohë, Adnan Jashari, ekspert për çështje juridike, thekson se zyrtarët po aq sa angazhohen në reformimin e gjyqësorit për kthimin e besimit, duhet të angazhohen edhe në aplikimin e dispozitave ligjore që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, duke filluar me aplikimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend.

Në pushtetin gjyqësor edhe përkundër faktit se komunikimi me këtë institucion mund të bëhet edhe me gjuhën e bashkësive të cilat janë me mbi 20% të popullatës, në gjykata të caktuara, në komuna të caktuara, ajo sot as që zbatohet dhe as që praktikohet për shumë arsye, mbase për atë se nëse shkresa bëhet në gjuhen maqedonase, përgjigja nga gjyqi është më e shpejtë, në disa raste për mungesë të mjeteve financiare. Por, në këtë duhet të angazhohen autoritetet zyrtare të vendit”, theksoi Jashari, ligjërues në UEJL në Tetovë.

Ndryshe dy ditët në vijim, seminari në fjalë është planifikuar të mbahet në Ohër, ndërsa do t'u dedikohet gjykatësve nga sektorët penal dhe gjykatësve për kundërvajtje, si dhe për përfaqësuesve të MPB-së.
XS
SM
MD
LG