Ndërlidhjet

Siri: Gjatë tri ditëve - janë arrestuar mijëra vetë


Aktivistët thonë se forcat e Sirisë kanë arrestuar më tepër se 3 mijë njerëz, gjatë tri ditëve të kaluara, në qytetin Rastan, të cilin trupat qeveritare e rimorën pas luftimeve të ashpra.

Grupi i aktivistëve, Komiteti Koordinues Lokal, tha se luftimet në këtë qytet janë ndalur.

Grupi tha se disa ishin vrarë dhe më tepër se 3 mijë vetë janë arrestuar.

Përleshjet në qytetin qendror Rastan ishin ndër më të ashprat në këtë vend, prej mesit të muajit mars, kur filloi kryengritja.

Ka shqetësime se Siria po rrëshqet në një luftë civile sikur në Libi.

Mediat shtetërore të Sirisë raportojnë se trupat e kanë marrë kontrollin ndaj Rastanit, pasi i kishin zënë “terroristët e armatosur”, që ishin fshehur brenda.
XS
SM
MD
LG