Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Rusët Berezovski dhe Abramoviq kundër njëri-tjetrit


Oligarkët rusë, Boris Berezovski dhe Roman Abramoviq, janë paraqitur sot në një gjykatë në Londër, në ditën e parë të procesit, në të cilin ata e akuzojnë njëri-tjetrin.

Boris Berezovski, që është në ekzil në Britani, e ka paditur Abramoviqin, për shkelje të kontratës.

Berezovski kërkon 5 miliardë dollarë, duke thënë se Abramoviqi e frikësoi atë për shitjen e aksioneve të tij në firmën ruse të nafëts, Sibneft, me vlerë më të ulët se realja.

Abramoviqi i refuzon këto akuza.

Roman Abramoviq, pronar i klubit të futbollit Çelzi, në vitin 2005, ia shiti firmën Sibneft kompanisë monopoliste shtetërore ruse, Gazprom.
XS
SM
MD
LG