Ndërlidhjet

Sarajevë: Protestë për dështimin e formimit të qeverisë


Aktivistët në Bosnjë Hercegovinë sot kanë protestuar për shkak të dështimit të udhëheqjes së këtij vendi, që ta formoj qeverinë, një vit pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Ministrat janë të ndarë ndërmjet linjave etnike serbe, kroate dhe boshnjake myslimane.

Aktivistët, shumica prej tyre artistë, e formuan një “qeveri të qytetarëve” në Sarajevë dhe u përpoqën që me forcë të hyjnë në ndërtesën e qeverisë. Por, ata ishin ndalur nga policia.

Kushtetua e këtij vendi nuk parasheh rregulla për një situatë të këtillë dhe kjo, nga aspekti teorik, mund të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG