Ndërlidhjet

logo-print

Kirk: Rusia në OBT në fund të këtij viti


Përfaqësuesi i tregtisë amerikane, Ron Kirk, ka shprehur bindjen se Rusia do të jetë në gjendje që, deri në fund të këtij viti, të zgjidhë të gjitha çështjet e mbetura për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kirk tha se “Rusia ka shënuar përparim të madh” lidhur me përpjekjet për anëtarësim të OBT-organizatë kjo, e cila mbikëqyr dhe vendos rregullat e tregut ndërkombëtar.

Deklarata u bë të hënën pas një takimi të cilin Kirk e zhvilloi me zëvendëskryeministrin e parë të shtetit rus, Igor Shuvalov, i cili udhëheq bisedimet për anëtarësim në OBT.

Synimi i Rusisë për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë, megjithatë, duhet të tejkalojë shqetësimet e ngritura nga Gjeorgjia, e cila zhvilloi një luftë të shkurtër me Rusinë në gusht të vititi 2008.

Tjeter kusht është që Kongresi amerikan të miratojë vendosjen e marrëdhënieve tregtare të Shteteve të Bashkuara me Rusinë.
XS
SM
MD
LG