Ndërlidhjet

Putin propozon “Unionin Euroaziatik”


Kryeministri i Rusië, Vlladimir Putin, kërkoi bashkimin e shteteve post-sovjetike në një “Union Euroaziatik”.

Në një artikull të botuar të martën në të përditshmën “Izvestia”, Putin flet për një projekt rreth integrimit të shteteve post-sovjetike në një mekanizëm më të ngushtë.

Propozimi i tij vjen pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, të cilat mund ta kthejnë atë në Kremlin për gjashtë vitet e ardhshme.

Putin tha se unioni në fjalë do të themelohej mbi unionin, tashmë ekzistues, të doganave me Bjellorusinë dhe Kazakistanin, të cilat në vitin e ardhshëm do t’i heqin të gjitha barrierat për tregti, lëvizjet e kapitalit dhe fuqisë punëtore ndërmjet këtyre tri shteteve.

Kreu i ekzekutivit rus shkruan se me projektin në fjalë nuk do të ribëhej Bashkimi Sovjetik, por se do të mund të flitej më shumë për një gjë të ngjashme si BE-ja.
XS
SM
MD
LG