Ndërlidhjet

logo-print

Dalai Lama anulon vizitën në Afrikën Jugore


Dalai Lama ka anuluar një vizitë për në Afrikën Jugore, për shkak se nuk pret që të marrë ndonjë vizë.

Kryepeshkopi i Afrikës Jugore, Desmond Tutu, një mik i laureatit të çmimit Nobel për Paqe, kishte ftuar të premtën Dalai Lamën që të festojë ditlindjen e tij të 80-të në Afrikën Jugore.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Dalai Lamas thuhet që ai të ketë planifikuar ta lëshojë Indinë të enjtën, por pas dështimit për të marrë një vizë gjatë kësaj jave ai tani thuhet se “është i bindur që për çfarëdo arsye, qeveria e Afrikës së Jugut e cilëson si të papërshtatshme për t’ia lëshuar një vizë”.

Vëzhguesit kanë kritikuar qeverinë e Afrikës Jugore për nënshtrim ndaj presionit të Kinës, e cila ka akuzuar liderin shpirtëror tibetian të jetë një separatist.

Kina është një partner i fuqishëm i tregtisë për Afrikën Jugore.
XS
SM
MD
LG