Ndërlidhjet

Vriten 12 njerëz në Pakistan


Policia pakistaneze bëri të ditur se një person i armatosur ka vrarë të paktën 12 njerëz në një sulm, gjatë të cilit po shënjestëroheshin kryesisht myslimanët shiitë në jugperëndim të Pakistanit.

Policët citohen të kenë thënë që sulmi të ketë ndodhur afër Kuetas, qendrën e krahinës Baluçistan-në kufi me Iranin dhe Afganistanin.

Shiitët thuhet se po udhëtonin me autobus para paraqitjes së sulmit në fjalë.

Zyrtari policor, Hamid Shakil, citohet t’i ketë thënë Reutersit se autobusi po barte njerëz-kryesisht të bashkësisë Hazara, një minoritet etnik i myslimanëve shiitë.
XS
SM
MD
LG