Ndërlidhjet

KMLDNJ: Vrasja e Salihut-e panevojshme dhe e evitueshme


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë e ka quajtur “të panevojshme” vrasjen e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu, ndërsa vlerësoi se ka mundur të evritohet vrasja e tij.

Konstatimi i KMLDNJ-së pasoi vizitën të cilën monitoruesit e këtij këshilli ia bënë Qendrës së Ndalimit në Prishtinë, ku po mbahet aktualisht i burgosur Gani Sahiti, i cili u arrestua lidhur me vrasjen e Salihut.

“Pas vizitës KMDLNj konstaton se ndaj të ndaluarit Gani Sahiti nuk ka pasur shkelje të drejtave të tij si person i privuar nga liria dhe se është vepruar në përputhje të plotë me ligjin. I arrestuari nuk ka deklaruar se ka probleme shëndetësore apo probleme të ndonjë natyre tjetër”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KMLDNJ-ja.
XS
SM
MD
LG