Ndërlidhjet

Marnjak viziton Tiranën


Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, Ksavier de Marnjak, do ta vizitojë Tiranën sot dhe nesër, njoftoi Zyra për Informim e EULEX-it.

Vizita thuhet se bëhet me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë.

EULEX-I bëri të ditur se, gjatë qëndrimit në Shqipëri, Marnjak do të nënshkruaj një marrëveshje teknike për bashkëpunim policor me ministrin e punëve të brendshme të Shqipërisë.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të ofrohet ndihma në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit dhe krimeve ndërkufitare për të mirën e qytetarëve të gjithë rajonit”, thuhet në njoftimin e misionit.
XS
SM
MD
LG