Ndërlidhjet

logo-print

Kryqi i Kuq shpreh shqetësimin për Afganistanin


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se situata e përkeqësuar e sigurisë në Afganistan po pengon qasjen për kujdes të mirëfilltë shëndetësor, i cili tani ka arritur në nivel të ulët në disa pjesë të shtetit.

Kreu i peracioneve të kësaj organizate për Azinë Jugore, Xhak de Maio, e quajti “alarmuese” situatën në shumë pjesë të Afganistanit dhe tha se qasja në medikamente dhe kudes mjekësor “është në një pikë të ulët kritike në zonat ku ka shpërthyer konflikti”.

Në ndërkohë, një raport i Kombeve të Bashkuara vë në pah se mesatarja mujore e numrit të përleshjeve dhe sulmeve është pothuaj 40 për qind më e lartë se ajo në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG