Ndërlidhjet

Prishtinë: Filloi procesi gjyqësor për rastin Medikus


Në Prishtinë sot ka filluar procesi kundër shtatë personave të akuzuar për përfshirje në aferën e trafikimit me njerëz dhe organe. Ky rast është i njohur si rasti Medikus.

Procesi po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ndërsa Këshilli gjyqësor përbëhet nga dy gjyqtarë të EULEKS-it dhe një kosovar, ka njoftuar misioni EULEKS.

Prokurori ndërkombëtar e ka lexuar aktakuzën, me të cilën shtatë persona ngarkohen me nga një ose më tepër vepra penale të trafikimit me qenie njerëzore, krim të organizuar, kryerje joligjore të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës.

Të shtatë personat kanë thënë se nuk ndjehen fajtorë.

Procesi do të vazhdoj nesër në orën 10.
XS
SM
MD
LG