Ndërlidhjet

logo-print

SHGPS: Raportimet për Kosovën, përkujtim i luftënxitjes


Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (SHGPS) sot u ka bërë thirrje gazetarëve dhe redaktorëve, që në raportet për zhvillimet në Kosovë t’i respektojnë fuqishëm rregullat e profesionit të gazetarisë.

Në kumntesën e SHPGS-së theksohet se titujt “U vra serbi në Gjakovë” ose “Shqiptarët kanë shtënë kundër serbëve nga prapa” dhe shkrimet që fillojnë me fjalinë “Shqiptarët në Kosovë përsëri kanë shtënë në serbë”, të publikuar këto ditë, në disa media serbe, në mënyrë të qartë e përkujtojnë periudhën e gazetarisë luftënxitëse, nga fillimi i viteve të 90-ta.

Në kumtesë thuhet se as mediave e as opinionit nuk u janë edne të njohura të dhënat nga shërbimet e sigurisë së Serbisë për incidentet në Jarinë, por pa kurrfarë rezervash shkruhet për tezën e “sulmit të armatosur kundër popullit duarthatë”.
XS
SM
MD
LG