Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: 10 milionë dollarë për liderin e al-Kaidës në Irak


Shtetet e Bashkuara sot kanë ofruar 10 milionë dollarë për informacione që do të çonin në zënien e liderit të al-Kaidës në Irak, Avad Ibrahim Ali al-Badri, i njohur edhe si Abu Dua.

Departamenti amerikan i shtetit e ka përfshirë këtë person në listën speciale të terroristëve.

Al-Badri është i akuzuar për udhëheqjen e operacioneve të al-Kaidës në Irak.

Ky rrjet në Irak e ka marrë përgjegjësinë për shumë sulme në Irak dhe ka shprehur përkushtim për të ndërmarrë më tepër sulme në këtë vend, në shenjë të hakmarrjes për vrasjen e liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden.
XS
SM
MD
LG