Ndërlidhjet

SHBA të “fyera” nga vetoja e Rusisë dhe Kinës


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se ndihen të “fyera” nga vetoja e Rusisë dhe Kinës për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të kërcënonte me veprime të mundshme ndëshkuese kundër regjimit sirian.

Në votimet e së enjëtes, rezoluta e hartuar nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, mori nëntë vota për, ndërsa Rusia dhe Kina ishin të vetmet që votuan kundër. Katër vende të tjera mungonin si: India, Afrika e Jugut, Brazili dhe Liabi.

Para vetos, diplomatët rusë kishin paralajmëruar se do të kundërshtonin veprimet e Këshillit të Sigurimit të cilat kishin për shënjestër regjimin sirian të presidentit Bashar al-Asad, me sanksione të mundshme. Në këto deklarime nuk përfshihej fjala “sanksion” por “masa të caktuara” kundër Sirisë.

Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, tha se qeveria e saj ishte e “fyer” që Këshilli i Sigurimit kishte dështuar të miratojë një rezolutë për krizën në Siri, të cilën ajo e quajti një “sfidë urgjente morale dhe një kërcënim në rritje për paqen dhe sigurinë rajonale.”
XS
SM
MD
LG