Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi në rastin "Medicus"


Do të vazhdojë gjatë së mërkurës gjykimi për rastin e ashtuquajtur “Medicus”.

Në ditën e dytë të gjykimit, pritet të dëgjohet një dëshmitar i mbrojtur, mirëpo seanca nuk do të jetë e hapur për publikun.

Procesi gjyqësor po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ndërsa trupi gjykues thuhet se përbëhet nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës kosovar.

Aktakuza e cila u lexua, kohë më parë, ngarkon shtatë të pandehurit me nga një apo më shumë akuza për trafikim të personave, krim të organizuar, ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarive mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Të gjithë të pandehurit, deri më tani, janë deklaruar të pafajshëm.
XS
SM
MD
LG