Ndërlidhjet

logo-print
Pensionistët kosovarë vazhdojnë të kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse që të
rrisin pensionet për të gjitha kategoritë, duke përfshirë edhe pensionet e pleqërisë.

Sipas tyre, vlera e pensioneve mesatare duhet të jetë 60 për qind nga vlera e pagës mesatare në Kosovë.

Hajdar Gashi, pensionist, thotë se është turp nga ana e Qeverisë së Kosovës, pasi që, siç thotë ai, kjo kategori e shoqërisë është e ndjeshme dhe kërkon kujdes nga ana e shtetit, derisa asnjëherë, që nga paslufta, nuk ka marrë kujdesin e kërkuar.

Këtë shtet e kanë bërë këta pensionistë. Pensionistët janë në moshë, një grusht njerëz, dhe askush nuk kujdeset për ta.
Këtë shtet e kanë bërë këta pensionistë. Pensionistët janë në moshë, një grusht njerëz, dhe askush nuk kujdeset për ta”, thotë Gashi.

Ai thotë se një nga arsyet pse janë lënë anash, është se pensionistët kanë pritur që me rrugë demokratike, t’u rriten pensionet.

Nuk po dalim të protestojmë në rrugë, andaj nuk po na rrisin pensionet. Por ne po presim në mënyrë demokratike të zgjidhet kjo punë”, thotë ai.

Ndërsa Osman Syla, 85 vjeçar, thotë se 80 euro pension nuk i mjaftojnë as për barna.

Ai thotë se askund në botën e civilizuar, pensionistët nuk janë pa përkujdesje, ashtu siç janë në Kosovë.

Dy herë në muaj blej barna me vlerë prej 17 eurosh, edhe rrymën e paguaj; nuk më mbetet asgjë për ushqim nga pensioni që e marr.
Askund në botë nuk ka mosinteresim për pensionistë. Këtu askush nuk kujdeset. Sot kam mbetur me 80 euro pension. As barna nuk më mjaftojnë të blej. Dy herë në muaj blej barna me vlerë prej 17 eurosh, edhe rrymën e paguaj; nuk më mbetet asgjë për ushqim nga pensioni që e marr”, shprehet Syla.

Edhe Ilmi Cakolli, 69 vjeçar mendon se institucionet e shtetit duhet të bëjnë më shumë për pensionistët, pasi që, siç thotë ai, pensioni prej 80 eurosh është i pamjaftueshëm edhe për gjërat më elementare ditore. Ai kritikon qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar.

Qeveria nuk mendon për pensionistët dhe për të varfrit, nuk mendojnë hiq. Qeveria e Kosovës mendon vetëm për vete dhe për të afërmit e vet. Për pensionistë nuk iu bie në mend”, thekson Cakolli.

Zoti Cakolli ka punuar në Energoinvest të Sarajevës. Ai thotë se ka kontribuar për këtë shtet, derisa vetë shteti, tashmë në këtë moshë, e ka lënë pa përkujdesje.

Kam punuar në Energoinvest të Sarajevës. Dy vjet e kam marrë pensionin e ish- Jugosllavisë, prej 200 markash gjermane, e tash kam 80 euro pension, kaq”, thotë ai.

E Sahit Dragaj, kryetar i Partisë së Pensionistëve, tashmë ka deklaruar se paga minimale në Kosovë është 170 euro në muaj, ndërsa aktualisht, sipas tij, pensionistët marrin pensione në vlerë deri në 20 për qind nga shuma e pagës mesatare.

Sipas tij, pensionistët nuk do të pranojnë që pensioni mesatar të jetë më i vogël se paga minimale.

Sidoqoftë, pensionistët paralajmërojnë se nëse ekzekutivi i vendit, nuk i zgjidh problemet e tyre në mënyrë institucionale dhe ligjore, atëherë, siç thotë Dragaj, pensionistët janë të detyruar të përdorin të gjitha rrugët dhe masat deri në realizimin e kërkesave të tyre.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG